Ekrem Hyseni, kandidati i vetëm deri më tani për kryetar të LDK-së në Podujevë

E publikuar: 29/01/2022 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të shtune ka mbledhur kuvendin e jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të degës në Podujevë me aprovimin e 59 delegatëve.Deri më tani, burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se kandidati i vetëm për këtë pozitë është Ekrem Hyseni.

I pranishëm në kuvendin zgjedhor nuk është ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri.