Ekipi menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka theksuar nëpërmjet një komunikate se ka marrë autorizimin për ta nisur punën.
Por, është demantuar nga ministrja Edita Tahiri. Sipas Tahirit, Ekipi nuk do ta ketë në mandat që i vetëm ta hartojë Statutin e Asociacionit, porse draftin e këtij dokumenti do ta punojë edhe një ekip i Qeverisë dhe procesi do të fasilitohet nga OSBE-ja dhe Zyra e BE-së në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Tahiri ka këmbëngulur se puna nuk do të nisë pa iu dhënë Kosovës kodi telefonik dhe pa u pavarësuar KOSTT-i. Ajo ka reaguar edhe në gjuhën që Ekipi ka përdorur në komunikatë, në të cilën Kosovës i është referuar me “Kosova dhe Metohia” e serbët janë paraqitur si viktimë e spastrimit etnik.