Federata e Karatesë e Kosovës po përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Karatesë për Kadet, Junior dhe gjeneratën deri U21 në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ekipi i Kosovës po përfaqësohet me simbole dhe si i barabartë me shtetet tjera edhe pse Gjeorgjia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
“Kosova po paraqitet me dy Zyrtar, kryetarin z. Besart Baruti dhe Sekretarin z. Nazmi Gashi, 21 Garues/e, 2 Gjyqtar z. Astrit Nrecaj dhe Ali Vokshi, Selektorin per Kadet dhe Junior z. Leutrim Pepaj dhe trajnerin per Senior dhe U21 z. Isak Curri”, thuhet në njoftim.
Tutje, FKK-ja thotë që edhe pse Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ua ka pezulluar licencën kanë gjetur forma të tjera të financimit.
“Edhe pse MKRS i ka pezulluar licensen përkohësishtë (padrejtesishte) duke ndalur fondet e financimit te garave”.
“FKK me plote probleme financiare duke falënderuar kryetarin Besart Baruti dhe prinderit e garueseve po arrin tẽ realizoj me plot sukses kalendarin e garave vendor dhe atë ndërkombëtar”.
“FKK ju uron suksese garueseve pjesëmarrësve në Kampionat Kosova e te gjithëve”.