Ekipi i futbollit San Giorgio Piana nga jugu i Italisë, ka shënuar një sukses të lartë.
Ata së fundmi janë shpallur kampion në Grupin A të promocionit sicilian. Ky ekip që vjen nga një vendbanim me popullsi arbëreshe ka shënuar histori, ani se nuk ka shumë kohë që janë formuar si klub.
San Giorgio Piana, ka grumbulluar 58 pikë, nga 26 ndeshje të zhvilluara, dhe meqë rast e kanë siguruar vendin e parë
Kështu me këtë rast, ata gjithashtu janë ngjitur në divizionin e pestë.
Përndryshe, ky klub që ndodhet në brendësi të Palermos, përfaqëson qytetin e Piana degli Albanesi. Aty jeton një komunitet i madh i arbëreshëve, që kanë banuar aty prej shekujsh, andaj edhe ngjyrat e fanellave të ekipit janë ashtu, kuq e zi.
Skuadra, e cila ka si simbol shqiponjën dykrenare, është formuar në vitin 2014 dhe iu deshën 10 vite për të arritur në kampionatin e promovimit.