Ejup Maqedonci është ministër i ri i Mbrojtjes i Kosovës.
Ai ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën nga ministri i deritanishëm, Armend Menaj.
“Me këtë rast, ish-Ministri Mehaj, i uroi shëndet dhe sukses në punë pasuesit të tij, Ministrit Maqedonci, duke u shprehur i bindur se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do t’i avancojë më tutje, drejtë përmbushjes së plotë të aspiratave dhe misionit kushtetues dhe ligjor që kanë”, thuhet në kumtesë.
Maqedonci duke vlerësuar punën e Mehajt ka pohuar se do të angazhohet me përkushtim të plotë në vazhdimin e projekteve, thellimin e marrëdhënieve të mira me aleatët dhe partnerët strategjikë dhe përmbushejn e objektivave.


















