Ehat Miftaraj: Shpresoj se pjesë e kabinetit qeveritar të propozohet edhe Avni Zogu, i takon pozita e zëvendësministrit për propagandë

E publikuar: 24/10/2025 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar caktimin e seancës paralamentare, që do të mbahet më 26 tetor.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj tha se Avni Zogu duhet të propozohet për kabinet qeveritar pasi sipas tij i takon pozita për “propagandë”.

Postimi i plotë:

Caktohet seanca per formimin e qeverise se Kosoves.

Shpresoj se pjese e kabinetit qeveritar te propozohet edhe Avni ZOGU ish keshilltari i Agim Bahtirit.

I takon pozita e zevendes-ministrit per propagande dhe FACEBOOK, per cka ka deshmuar perkushtim dhe lojalitet ne kater vitet e fundit ndaj nenes parti dhe Dejones.