Haxhiu-Gorani
Në emisionin Pressing në T7 po debatohet për planin franko-gjerman dhe asaj se çfarë përmban ai.
Gazetari Baton Haxhiu shpalosi disa detaje nga ky plan, ku ndër të tjera tha se e përmban edhe themelimin e Asociacionit të komunave Serbe. Megjithatë, Haxhiu nuk e pranoi se e ka parë draftin e këtij propozimi.
“Unë nuk guxoj të komentoj draftin se nuk e kam parë”, tha ai.
Këtu iu përgjigj Dukagjin Gorani i cili insistonte që Haxhiu të tregonte detaje nga plani.
“Pra ti e din po nuk guxon me komentu?”, pyeti ai.
“Po”, shtoi Haxhiu.
“E more Zot”, tha pastaj Gorani teksa po komentoheshin disa prej pikave të draftit.