Është kjo Egzona, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi, transmeton Gazeta Express.
Që kur u bë nuse në një familje artistësh, Egzona mori gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.
Vetëm pak muaj më parë, Egzona ishte komentuar shumë për peshën pas lindjes së vajzës.
Mirëpo, ajo tani do t’ju lë pa fjalë me linjat e saj të formësuara. Këtë më së miri mund ta vëreni përmes disa imazheve që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory ku shfaqet e veshur me fustane të gjata.
Kujtojmë se viti që lamë pas për Egzonën e Albatritin solli dhuratën më të bukur, Amelian e vogël./Gazeta Express/

















