Egzon Kazagiqi, ndër dizajnerët më të përfolur në vend

E publikuar: 21/08/2019 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç kreacioneve të shumta që kemi pasur rastin t’i shohim edhe tek këngëtaret e estradës, djaloshi 23 vjeçar nga Prishtina tashmë po bënë bujë edhe me disa dizajne të reja, përkatësisht të të brendshmeve, shkruan Kosovarja.

Egzon Kazagiqi u bë ndër dizajnerët më të përfolur në vend, e që veshjet e tij lënë gojëhapur gjithë ata që janë të apasionuar pas modës së fundit.

Të brendshmet e dizajnuara nga Egzoni janë unike dhe shumë të rehatshme, të cilat keni mundësinë t’i gjeni tek butiku Nesa, butik ky i cili mirëpret klientët e shumtë tash e 23 vite.

Të punuara me kujdes duke iu kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla, Egzoni në çdo kreacion shfaq çdoherë e më shumë talentin për punën që bën, e që vlerësimin më të madh e ka nga vet emrat e njohur të estradës të cilët shkëlqejnë në veshjet e tij.

E për këtë flasin vet imazhet që do të shihni në vazhdim.