Egnatia dënohet nga UEFA, Borac Banja Luka n’pikëpyetje

E publikuar: 22/07/2024 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, të hënën është gjobitur me 10 mijë euro nga UEFA.

Vendimin e mori Trupi i Apelit i UEFA-s lidhur me incidentet që ndodhën në ndeshjen e Egnatias ndaj Borcit të Banjallukës. Borci është klub nga kryeqendra e Republika Srpskas së Bosnjë-Hercegovinës. Është klub serb me qëndrime të forta anti-shqiptare.

Egnatia e Borci u përballën më 17 korrik në Elbasan në praninë e dymijë shikuesve. Me penallti fitoi Borci që avancoi në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Borci në Banjallukë kishte fituar 1:0, ndërsa në Elbasan ndeshja kishte përfunduar 2:1 për Egnatian.

Ka pasur thirrje kundër serbëve në ndeshjen në Elbasan.

“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

Në fakt thirrjet në stadiumin e Elbasanit ishin më shumë përgjigje ndaj sjelljeve shumë diskriminuese të tifozëve serbë në ndeshjen në Banjallukë.

Kishte thirrje “Kosova, Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Për shkak të këtyre thirrjeve lojtarët e Egnatias kishin ndalur lojën, që kishte vazhduar shumë minuta më pas.

Por në faqen zyrtare të UEFA-s nuk ka ndonjë vendim publik për dënimin e Borcit. Megjithatë është publikuar vendimi për dënimin e Egnatias. Edhe ndeshja në Elbasan ishte ndërprerë.

Thirrje kundër shqiptarëve ka pasur nga serbët në Euro 2024. Dhe UEFA ka ndarë të paktën një gjobë për këtë ndaj federatës serbe. Ndërkohë ka dënuar FSHF-në për thirrjet ndaj serbëve, njëjtë si Mirlind Dakun për fyerje të serbëve e maqedonasve.