Egla Harxhi në gjyq me Dasara Karaiskajn pas komenteve për marrëdhënien treshe: “Më prishe imazhin”

E publikuar: 24/08/2017 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një intervistë e modeles së njohur shqiptare, Egla Harxhi, ka hapur goxha debat në opinionin publik shqiptar.

Egla u shfaq në ekranin shqiptar jo me 1, por me 2 partnerë, me të cilët tregoi se do të ketë edhe një fëmijë. Sigurisht, kjo deklaratë bëri goxha përshtypje sepse nuk jemi mësuar që të shohim çdo ditë një marrëdhënie treshe e për më tepër në televizion.

Këtë e ka komentuar edhe gazetarja e njohur, Dasara Karaiskaj, e cila në emisionin e saj në “MCN Radio” është shprehur:

“Egla Harxhi është ajo miss-i që e harruan të gjithë kur ishte miss, por që çuditi dynjanë me shthurjet e saj, ka dalë dhe topless bashkë me të dashurën e saj, e cila u shpreh para pak kohësh që nuk i pëlqen të dalë në kamera. Do ta ketë detyruar Egla: “Dil aty se të griva, se kam hall të ekzistoj edhe unë në treg”. Në momentin që ke zgjedhur t’i vësh fëmijës emrin Luçifer, në momentin që të pëlqen të flesh e të ngrihesh treshe, në momentin që deklaron se komshinjtë çuditen nga ulërimat kur ju bëni seks, çfarë e dallon këtu një njeri normal dhe shthurjen? Sigurisht do më gjykojnë njerëzit, por nuk më plas fare, shthurje është”.

Pas kësaj, nuk ka munguar as reagimi i vetë Eglës, e cila ka thënë:

“Mos më keqkupto këtu me varfërinë materiale. Shoh që nuk paske dëgjuar për Simone de Beauvoir që ka luftuar për lirinë e femrës dhe shprehjen seksuale, nuk paske dëgjuar për revolucionin seksual, as për Brigitte Bardot, e cila ishte e para që doli topless në Saint Tropez.
Vajzë e varfër, si ka mundësi që ty nuk të shokon fakti që ka femra që lahen me ferexhe në plazhet tona, kur në Kushtetutën e Shqipërisë përcaktohet se jemi një shtet laik dhe nuk ke të drejtë të shfaqësh shenja fetare në publik dhe nuk thuhet asgjë mbi të bërit plazh topless?
Ky popull ka nevojë të dalë nga ndrydhja psikike e frustrimit seksual dhe jo të dëgjojë komente nga gazetare si puna jote. Nëse do ishe gazetare e lexuar dhe e kulturuar nuk do të të bënte përshtypje shprehja jonë e lirisë.
Ti je kaq frikacake sa flet për mua në një emision pa qenë unë aty dhe pa më dhënë mundësinë e të krijuarit të një debati me argumente. Fakti që ti shpif duke thënë se partneren time e paskam detyruar unë të dalë në televizion, ndërkohë që ne jetojmë të lirë dhe marrim mendimin e njëri-tjetrit për çdo gjë, më detyron të marr një vendim: të të çoj në gjyq për shpifje dhe dëmtim imazhi”.

Ndërkohë, na mbetet vetëm të presim se ç’do të ndodhë mes dy vajzave. /Blitz.al/