Efekti i aspirinës varet nga pesha e pacientit, thotë studimi

E publikuar: 23/07/2018 03:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.

Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.

Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë, përcjell Atsh.

Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.