Dy vjet më parë Pep Guardiola erdhi me bujë të madhe te Bajerni dhe me një objektiv të qartë, të fitonte sërish Uefa Champions League. Sfida nuk ishte e thjeshtë pasi bavarezët sapo kishin fituar tripletën nën drejtimin e Jupp Heynckens. Në cdo rast, logjika e do që grupi që fiton nuk ndërrohet, por dy vjet më pas nga foto e prezantimit të tij në dhomat e zhveshjes së bavarezëve bie në sy një fakt interesantë. Të 6 futbollistët që qëndronin pas shpatullave të Guardiolës në foton e parë si trajnerit I Bajernit nuk janë më pjesë e kësaj skuadre, dhe si për ironi të 6-të ishin element të rëndësishëm në formacionin e Heynckens. Nga ata të gjashtë, i pari që u largua ishte Mario Gomez, zgjedhje që nuk u kritikua dhe aq duke qenë se mbeti në skuadër Mario Mandzukic, i cili në fakt kishte një rol pothuajse të ngjashëm. Por dhe kroati nuk e pati të gjatë, pasi një vit më mbrapa u transferua te Atletiko Madridit, ndërsa u pasua menjëherë dhe nga Toni Kross që vajti me skuadrën tjetër kryeqytetit spanjoll Realin. Vendin e këtyre të dyve e zunë Lewandowski dhe Thiago. Në janar të këtij viti u largua nga Bajerni dhe Shaqiri, të cilin Guardiola nuk e cilësonte më si të vlefshëm për lojën e ekipit të tij, ndërkohë që në përfundim të sezonit, Claudio Pizarros nuk ju rinovua kontrata. I fundit në listë, ishte Schweinsteiger, që firmosi vetëm pak orë më parë zyrtarisht me Man.UTD. Në tërë këto dy vite, nga moment i prezantimit të Guardiolës e deri tani, Bajerni ka arritur të fitojë vetëm dy herë Bundesligën, ndërsa Championsin, spanjolli e kërkon ende.