Portokalli është një ndër frutat që njihet për përmbajtjen e lartë të acidit askorbik (vitaminë C), që ndihmon mekanizmat mbrojtës të trupit, stimulon rritjen, zhvillimin e eshtrave dhe të dhëmbëve, e siguron integritetin e kapilarëve dhe të gjakut.
Vitamina C njihet për vetinë e saj në formimin e kolagjenit (rigjenerimin e indeve), si dhe njihet si një antioksidant (në kombinim me vitaminën E dhe selenin) për shkatërrimin e radikaleve të lira, ul tensionin dhe lufton stresin dhe lodhjen.
Përveç acidit askorbik, portokalli përmban vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6, E, sheqerna, aminoacide dhe acide organike, kripëra minerale, acid limoni.
Gjithashtu lëngu i portokallit është veçanërisht i përshtatshëm për rastet kur keni temperaturë