Edukimi medial dhe fetar të bëhen obligative, këtë urgjencë s’e kupton Arsim Bajrami

E publikuar: 16/06/2017 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka thënë se edukimi medial dhe ai fetar të bëhen obligative në shkolla fillore dhe të mesme.

“Edukimi medial si lëndë obligative në shkolla fillore e të mesme është punë urgjente”, ka shkruar Krasniqi, në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Këtë urgjencë vetëm tipa si Arsim Bajrami nuk arrijnë ta kuptojnë”.

“Edukimi fetar si lëndë zgjedhore në shkolla fillore është punë e urgjente! Këtë urgjencë vetëm institucionet me parashenjë neokoloniale nuk arrijnë ta kuptojnë”.