Edona Luta e ka fituar vendin e dytë në Kampionatin Ballkanik të Bodibildingut dhe Fitnesit që është mbajtur në Rumani.
Përfaqësuesja e Kosovës konkurroi në kategorinë e fitnesit trupor (bodyfitness) dhe ishte në konkurrim të drejtpërdrejtë për medaljen e artë.
(Foto: Facebook/Federatia Romana de Culturism si Fitness)
Mirëpo, në momentin e ndarjes së çmimeve, Edona u rendit e dyta .
Medaljen e artë në këtë kategori e fitoi rumunia Delia Legian, e cila konkurrente kryesore e kishte pikërisht shqiptaren nga Kosova.
(Foto: Facebook/Federatia Romana de Culturism si Fitness)
Edicioni i sivjetmë i Kampionatit Ballkanik të Bodibildingut, është i 27-ti me radhë, ndërsa zhvillohet në periudhën 18-20 maj.
Suksesit i është gëzuar Edona, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat për arritjen e saj.
(Foto: InstaStory/Edona.Luta)
Instruktorja e fitnesit e ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka pozuar me trofeun e fituar në Rumani. /Telegrafi/


















