Edon Zhegrova është shpallur “Lojtari i Muajit” për muajin mars, në Ligue 1 edhe nga “EA Sports”.
Lille regjistroi dy barazime e tri fitore muajin e kaluar, për të vazhduar garën për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.
Zhegrova ishte prej më të mirëve, teksa u veçua performanca e tyre në derbin e veriut, ndaj Lens, ku shënoi të dy golat e fitores.
Kësisoj, reprezentuesi i Kosovës u votua si “Lojtari më i mirë i muajit” për muajin mars edhe nga “EA Sports”.
Edon Zhegrova më herët mori çmimin e më të mirit të muajit mars edhe nga UNFP.
👏 Bravo à Edon Zhegrova, lauréat du trophée du joueur du mois en @Ligue1UberEats 🏆 !
Retrouvez son élément #POTM en DCE dans #FC24 🎮⚽️ ! @UNFP pic.twitter.com/JHnKFNuxcM
— EA SPORTS FC France (@easportsfcfr) April 23, 2024