Edon Zhegrova reagon pas humbjes: Dita do të vijë, ju premtoj

E publikuar: 01/04/2026 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas eliminimit të dhimbshëm nga Turqia në finalen e “Play-off”-it për Botërorin 2026.

Ndonëse dëshpërimi në Prishtinë ishte i madh, mesfushori i Juventusit ka zgjedhur të jetë optimist për të ardhmen e “Dardanëve”.

Në një postim në Instagram Story, Zhegrova ka shpërndarë një fotografi të tij me fanellën e kombëtares, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër por mjaft domethënës për të gjithë tifozët: “The day will come, I promise” (Dita do të vijë, ju premtoj).

Ky reagim vjen në një kohë kur tifozët ishin të ndarë në komente për mospërfshirjen e tij në formacionin bazë që nga fillimi i ndeshjes vendimtare. Megjithatë, Zhegrova duket se tashmë e ka fokusin te ciklet e ardhshme kualifikuese, duke u zotuar se suksesi historik i Kosovës është vetëm çështje kohe.