Kryesore

Edita Tahiri udhëton urgjentisht për Vjenë, për reciprocitetin me Serbinë

03.04.2016 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edita Tahiri udhëton urgjentisht për Vjenë, për reciprocitetin me Serbinë

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka udhëtuar këtë të diel për në Vjenë me ftesë të Bashkimit Evropian.

Tahiri atje ka udhëtuar me një delegacion, përfshirë edhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Temë e diskutimit do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road), njofton Zyra e Kryeministrit.
“Përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e çështjes për njohjen reciproke të certifikatave ADR janë në përkrahje të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për tregtinë e lirë mes dy shteteve të arritur në vitin 2011 dhe në pajtim me parimet e CEFTA-në”.

“Për këtë çështje është biseduar në Bruksel gati më shumë se shtatë muaj me kërkesën dhe insistimin e ministres për Dialog Edita Tahiri, që nga koha kur Serbia bllokoi importet nga Kosova. Mirëpo, Serbia nuk tregoi gatishmëri që përmes dialogut të Brukselit të arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikateve të ADR-së, edhe pse më parë ishin arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare dhe të produkteve farmaceutike”.

“Si kundër përgjigje për mosgatishmërinë e Serbisë dhe vënien e bllokadës për importin nga Kosova në kundërshtim me CEFTA-në, Qeveria e Kosovës mori vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ndaloi importin e mallrave të rrezikshme nga Serbia, vendim ky të cilin e mori Ministria për Tregti dhe Industri”.

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.
“Ministria për Dialog e ka njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi”
Takimi i paraparë që të mbahet në Bruksel kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, njofton Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara