Ministrja, Edita Tahiri ka thënë se prej vitit të kaluar Serbia është e bllokuar për shkak se nuk po i respekton marrëveshjet e arritura me Kosovën.
Ministrja ka treguar se çdo marrëveshje e bërë me Serbinë është nënshkruar mbi parimin e reciprocitetit.
Por, ajo ka thënë se ka ngecje të zbatimit të marrëveshjes për shkak se historia ndërmjet dy shteteve po ndërtohet pas gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.
“Ndonjëherë s’është mirë të përmendet kjo por po e them se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Tahiri, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka folur edhe për efektet pozitive të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në katër plane ka rezultate mjaftë të mira në procesin e dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve ndërfiqnjësore mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog po ndihmon normalizimin”, ka thënë Tahiri.
“Po normalizohen katër komunat veriore. Po vendoset ligjshmëria dhe rendi. Një pjesë e banorëve të kësaj pjesë kanë filluar të integrohen në jetën shoqërore dhe publike. Pjesa më e madhe, pra, janë integruar”.
Tahiri ka thënë se në kuadër të dialogut Kosova dhe Serbia kanë përfituar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.