Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, sot ka marr sërish rolin e negocitorës, por kësaj radhe në një mënyrë tjetër dhe në një platformë tjetër, përmes rrjetit social Twitter.
Pas një numri të madh replikash në mes të të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Granell dhe deputetes gjermane në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon lidhur me çështjet e Kosovës, Tahiri është mundur të gjejë një mes tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
Ish-negocitorja ka përmendur qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe kancelares gjermane, Angel Merkel për shkëmbimin e territoreve, temë kjo e cila është duke u konsideruar si e mundshme në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas postimit të Tahirit në profilin e saj në Twitter, ajo ka shkruar se të dy këta liderë botërore janë deklaruar kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.
“Donald Trump është kundër “shkëmbimit të tokës” në dialog mes Kosovës dhe Serbisë e bëri të qartë të dërguarin e tij Richard Grenell dje. Kancelarja gjerman Merkel hodhi poshtë ‘tokën e shkëmbimit’ vitin e kaluar në Berlin Summit. Ky është një lajm shumë i mirë për paqen në Ballkan”, ka shkruar Tahiri.
Me këtë deklaratë, Tahiri si duket është munduar të gjejë një mes pasi që Grenell mbrëmë i reagoi eurodeputetes gjermane Cramon, duke i thënë të bëjë punën e saj për t’ia liberalizuar vizat Kosovës.
Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: T’i heqni vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar që 20 vjet për të tjerët. Bëni pjesën tuaj!”, ka shkruar mbrëmë Grenell.
Derisa ajo i është përgjigjur duke thënë se çështje e liberalizmit të vizave varet nga Këshilli i Evropës e jo nga Parlamenti Evropian.
Cramon ka shkruar se nëse vërtetë dëshirojnë një përgjigje rreth vizave duhet ta pyesin Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Ashtu siç ia shpjegova edhe Richard Grenellit varet nga Këshilli i Evropës për të vendosur rreth kësaj çështje. Fatkeqësisht. Por djema nëse dëshironi të luani një rol konstruktiv, merreni në telefon dhe pyeteni Emmanuel Macronin pse ai është kaq jo i gatshëm për liberalizimin e vizave. Do të surprizoheni me përgjigjen e tij”, ka shkruar Cramon në Twitter.
Kujtojmë se Edita Tahiri ka qenë po thuajse rreth shtatë vite në krye të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.org



















