Edita Tahiri për vizitën e Bedri Hamzës në Washington: Po fillon koha pro-amerikane

E publikuar: 29/11/2025 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka lavdëruar kryetarin e PDK-së për vizitën në ShBA.

Ajo ka bërë me dije se po fillon koha e pro-amerikanizimit në Kosovë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Hamza është pari lider që është pritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Po nis koha pro-amerikane, Bedri Hamza i pari lider qe u prit ne Shtepine e Bardhe perkunder asaj se pezullimi i dialogut strategjik po vazhdon me fajin e qeverise qe shkoi.” – ka shkruar Tahiri.