Edita Tahiri: Gratë të jenë pjesë e institucioneve vendimmarrëse

E publikuar: 08/03/2015 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja Edita Tahiri është ankuar se ka mungesë të madhe të grave në Qeverinë e Kosovës.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se gratë duhet të jenë pjesë e organeve vendimmarrëse.

“Nuk ka përfaqësim të duhur të grave të Qeveri”, ka thënë Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri ka thënë se Kosova është model për përfaqësimin e grave në Parlament por jo edhe në Qeveri.

“Më e rëndësishme është që gratë të jenë në pozicione vendimmarrëse”, ka thënë Tahiri.

Aktualisht, në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë ku po marrin pjesë gratë deputete nga trojet shqiptare, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.