Edi Rama viziton sot Kosovën, takon udhëheqësit shtetërorë

E publikuar: 29/06/2020 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Në vizitën e tij zyrtare, Rama do të zhvillojë disa takime radhazi.

Bëhet e ditur se Rama takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Rama pritet të qëndrojë në Kosovë pikërisht në një situatë shumë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Rama gjatë javës së kaluar, në Parlamentin e Shqipërisë, iu drejtua qytetarëve dhe deputetëve lidhur me luftën e pastër të UÇK-së si dhe drejtimin e komandantëve të UÇK-së, disa prej të cilëve tash e sa vite janë pjesë e strukturave politike e udhëheqëse.