Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e shtetësisë së saj.
Rama ka zgjedhur një video ku paraqiten momente të rëndësishme për historinë tonë, por edhe momenti kur Kosova më 17 shkurt të 2008-ës shpalli Pavarësinë e Kosovës.
“MIRËMËNGJES 😊Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.
https://www.facebook.com/watch/?v=701027380894910&t=34
Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur, derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.



















