Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ditë më parë se sot do të drekojë në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane.
Thaçi në punimet e seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë, duhet t’i gëzojë të gjithë.
Thaçi po ashtu ka lavdëruar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.