Edi Rama për fitoren e Kosovës: Dy krena, dy fitore, një shqipe

E publikuar: 13/10/2025 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas fitores së madhe së Kosovës në udhëtim ndaj Suedisë.

Dardanët sonte fituan 1:0 dhe kështu shtuan gjasa për të siguruar pozitën e dytë në grup që siguron play-off-in për Botërorin 2026.

“Dy krena, dy fitore, një shqipe. #ForcaKosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Suksesi i Kosovës vjen pas fitores historike të Shqipërisë në grupin kualifikues K ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 1:0, duke forcuar vendin e dytë që po ashtu siguron play-off-in për kampionatin botëror vitin e ardhshëm në SHBA-Meksikë dhe Kanada.