Edi Rama për ekipin e xhudos: Ju nderoni Kosovën botërisht

E publikuar: 07/08/2024 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar për ekipin e xhudos që korri suksese të reja në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Laura Fazliu e fitoi të bronztën.

E Rama u shpreh se është krenar që është miku i tyre dhe që ato i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.