Edi Rama kundër veprimeve të opozitës në Kosovë: Nuk është e këndshme hedhja e gazit lotësjellës

E publikuar: 18/10/2015 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është kundër veprimeve të opozitës në Kosovë. Rama vlerëson se “nuk është e këndshme të hidhet gaz lotësjellës” në Kuvendin e Kosovës.

“Jo, e krahasoj me kohën tënde. Nuk kanë qenë më mirë shqiptarët. Nuk është e këndshme të hidhet gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, por Kosova ka parlament, që nuk e kishte më parë. Ata që artikulonin se Kosova do jetë shtet, dukeshin të çmendur. Edhe nëse nuk e njohim njëri-tjetrin, normale, se nuk kemi qenë bashkë. Pyet gjermanët e lindjes çfarë thonë për të perëndimit, dhe anasjelltas. Edhe ata thonë s’janë si ne. Ne kemi shumë të meta, por nuk jemi origjinale në të meta, të meta kanë të gjithë”, ka thënë Rama gjatë një debati.