Edi Rama: Gati punimet për “Loro Boriçin” e ri në Shkodër

E publikuar: 30/04/2015 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stadiumi i ri “Loro Boriçi” e ka një pamje. Kryeministri Edi Rama konfirmon lajmin për nisjen e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e stadiumit të Shkodrës. Në një postim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kreu u qeverisë shkruan: Gjithçka gati per kantierin e ndertimit te shtepise tjeter te kuqezinjve ne Shkoder”, duke e shoqëruar këtë lajm edhe me foton e projektit të stadiumit të ri. Nuk ka ende asnjë datë të saktë për nisjen e punimeve, ndërsa nuk dihet nëse “Loro Boriçi” i ri do të hapë dyert për ndeshjen eleminatore kundër Serbisë që do të luhet në muajin Tetor. Pak javë më parë nga Shkodra, kryeministri Rama ndezi dritën jeshile për aprovimin e projektit që do t’i dhurojë Shqipërisë një tjetër stadium të standarteve ndërkombëtare pas rikonstruksionit të “Elbasan Arena”. Kapaciteti I “Loro Boricit” parashikohet të jetë rreth 17 mijë vende./supersport.al/