Stili i flokëve duket se është trend tek artistet e njohura shqiptare.
Si fillim moderatorja, Luana Vjollca u përfol tejet shumë nga mediat për ndryshimin e ngjyrës që bëri e më pas edhe reperja, Tayna, shkruan lajmi.net
Kësaj here radha është tek aktoret të cilat nuk shpëtojnë pa rrëmbyer vëmendjen e shtypit rozë. Është kjo, Arta Elezaj apo siç njihet për publikuan “Xhakarta” e cila mahniti ndjekësit me transformimin drastik që bëri.
Në dy imazhet e publikuara së fundmi nga ngjyra e bardhë ajo u transformua në të zezë ku shfaqet mjaft sensuale dhe në formë.
Ajo shquhet për format trupore e në këto foto e dëshmon më shumë se ç’duhet atraktivitetin e saj.
Elezaj edhe këtë edicion të “O sa mirë”, vazhdon të jetë e angazhuar në rolin e ‘Xhakartës’.