Ministri i jashtëm Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 tetor për ta parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Klan Kosova mëson se ai do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministri shqiptar Edi Rama.
Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte këkruar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.
Në ndërkohë, shefi i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij.
Ai ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë