Edhe Thaçi gjendet në objektin e qeverisë

E publikuar: 17/02/2016 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, në objektin e qeverisë i është bashkuar edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Thaçi para pak munutash është parë duke hyrë në objektin e qeverisë.

Nuk dihet arsyeja pse Mustafa e Thaçi kanë vendosur që të qëndrojnë në objektin e qeverisë gjatë protestës së opozitës, në të cilën është thënë se synojnë që ta thyejnë edhe kordonin e policisë dhe të futen brenda objektit të Qeverisë.