Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka pranuar se as për seancën e sotme së nuk kanë më shumë vota se në seancat e kaluara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku e propozuar është Albulena Haxhiu.
Ajo në gjashtë tentime nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
Rexhaj ka thënë se pret që të martën të ketë zhvillime të reja duke shpresuar në reflektim të partive opozitare, që sipas tij nuk duhet ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit.
“Kemi ata numra që kemi pas në seancën e kaluar 57, dhe kjo tashmë është e ditur . Ne konsiderojmë se edhe opozita ta luaj rolin e vet konstruktiv që të kalojmë në këtë 15 ditshin ku subjekti i parë brenda kësaj kohe duhet ta formojë qeverinë. Aty e shohim nëse i kemi numrat apo jo. Në këtë kuptim mendoj që nesër mund te kemi një situatë të re dhe kjo duhet të jetë në frymën e bashkëpunimin”, ka thënë ai në Tëvë1.
Rexhaj duke folur për kërkesën e opozitës për ndërrim të kandidates për kryeparlamentare, ka thënë se kjo nuk është fontin dëshirash.
Ai ka thënë se e drejta e propozimit u takon atyre dhe se kandidate për kryetare të Kuvendit do të jetë Albulena Haxhiu, e që sipas tij, ajo shumë shpejtë do të jetë edhe kryepralmentare që do t’i hedh poshtë të gjitha tezat e ngritura kundër saj.


















