Prindërit e një serbi po kërkojnë që qeveria serbe të bëjë dicka për ta kthyer prapa djalin e tyre në Jemen.
Jusuf Gagiq, babai i Muhedin Gagiq tha për të përditshmen serbe Vecernje Novosti se nuk e ka parë djalin e tij për 12 vite, transmeton Indeksonline.
“Dimë që është në Jemen, asgjë më shumë. Ishte me ne në Gjermani, përderisa nuk takoi disa arab, të cilit ishin vehabi me siguri. Ata e morën atë nga jeta jonë”, tha ai.
Nëna e tij thotë se shpreson që ai të jetë I sigurt, dhe le të zgjedh ku dëshiron të shkojë pastaj. /Indeksonline/