Edhe Saranda në ‘shtetrrethim’, dhjetëra policë patrullojnë qytetin, po kërkohen ‘kumbarët’

E publikuar: 19/10/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas sekuestrimit të 10 ton kanabis në Babicë të Vogël të Vlorës operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është shtrirë edhe më tej.

Ndërsa disa media janë munduar ta shesin këtë aksion si të organizuar nga policia e cila duket se i është vënë pas Florian Habilajt, një tjetër operacion është zhvilluar , këtë herë disa kilometra më larg, në qytetin e Sarandës pikërisht në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt.

Burimet kanë bërë të ditur se qindra forca policore kanë zbritur në qytetin bregdetar duke bërë kontrolle të shumta.

Efektivë të Delta Force kanë kryer prej disa orësh kontrolle në rrugët kryesore të Sarandës. Burime bëjnë me dije se policia ata kanë kontrolluar imtësisht një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti.