Një tjetër vit që ikën. Por a do të dëshironit të dinit edhe sa kohë ju ka mbetur në këtë botë?
Përgjigjuni këtyre 14 pyetjeve në këtë pyetësor (Kliko KËTU), të realizuar nga një grup ekspertësh të statistikave dhe shkencëtarë nga Universiteti i Pensilvanisë, për të gjetur moshën se kur do të vdisni.
Rezultatet janë të bazuara nga të dhënat e mbledhura nga 500 mijë shembuj përgjatë 10 viteve nga Instituti i Shëndetësisë së SHBA dhe Asociacioni Amerikan i Personave në Pension. Pra ato janë të dhëna statistikore.
Përse kaq shumë pyetje?
Sepse siç shpjegon e përditshmja britanike “The Independent”, të ardhurat, edukimi dhe statusi i lidhjes influencojnë në jetëgjatësinë tonë dhe këto janë pikërisht faktorët tek të cilët mund të influenconi në mënyrë pozitive, për të jetuar më gjatë.
Ndërsa këshillat e ekspertëve për një jetë të gjatë janë: Mos pini duhan, vendosni rripin e sigurimit dhe kokoren dhe merruni me aktivitet fizik. Në fund, bini në dashuri. “Njerëzit që janë të lumtur dhe kanë një lidhje të mirë jetojnë mesatarisht 5 vite më gjatë se ata që nuk janë të lumtur”./Express/