Kombëtarja e Rumanisë zhvilloi sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës.
Të gjithë 25 lojtarët e ftuar ishin në dispozicion të trajnerit, Mircea Lucescu.
Mirëpo, siç shkruan “Golazo.ro”, “pas lajmeve të mira, vijnë të këqijat”.
Sipas mediumit rumun, trajnerit Lucescu nuk i pëlqen fusha në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përpos trajnerit, edhe lojtarët duken të jenë të pakënaqur me fushën e stadiumit – me të cilën, siç shkruan ky medium – kosovarët po “lavdërohen”.