Një turist në Himalaje ka qenë dëshmitar i një ngjarje të pazakontë në këtë zonë. Ai në fakt ka arritur të filmojë momentin kur leopardi i njohur si “leopardi i borës” i vërsulet një dashi në kodra të larta, dhe rrëzohet me të duke përfunduar qindra metra poshtë dhe duke u përplasur vazhdimisht nëpër shkëmbinj.
Edhe pse fillimisht dashi i mbijetoi rrëzimit të parë nga qindra metra, pas përplasjes së vazhdueshme ai mbeti i ngordhur në vend, derisa leopardi ngritet në këmbë dhe e tërheq zvarrë “drekën” e tij, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se leopardi që nga momenti i parë që i vërsulet dashit, nuk e lëshon edhe pse vazhdimisht rrokullisen dhe përplasen nëpër shkëmbinj, kurse ekspertët e kësaj fushe e quajnë këtë veprim të tij si “përqafimin e vdekjes”.
Ndërkaq, autori i videos që kishte vërejtur leopardin duke e ndjekur dashin kishte nxjerrë menjëherë kamerën për ta filmuar këtë moment, kurse pasi është kthyer në shtëpi e ka publikuar në internet për ta dokumentuar betejën e ashpër për jetë a vdekje mes leopardit dhe dashit. /Telegrafi/