Edhe pse paguan 50 mijë euro për të, qytetarët e Romës janë dëshpëruar me bredhin që është vënë në qendër të qytetit (Foto/Video)

E publikuar: 20/12/2017 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bredhi i Vitit të Ri që është vënë në qendrën e qytetit të Romës, ka nxitur reagime të ashpra tek qytetarët e në veçanti tek departamenti për kontrollin e shpenzimeve të parasë publike, që ka kërkuar të fillojnë hetimet për faktin se qytetarët e këtij vendi janë të pakënaqur me dekorimin e saj edhe pse është dhënë një shumë e majme e parave.

Bredhi është i lartë 21 metra edhe është sjell në Romë nga Dolomiti. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ajo nuk duket fare e bukur dhe aspak e dekoruar me shije, transmeton Telegrafi.

Për dekorimin dhe transportimin e bredhit ishin ndarë plot 50 mijë euro, që i bie afro tri herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, pretendojnë qytetarët e Romës.

Ata gjithashtu kërkojnë që ajo me urgjencë të largohet dhe të vendoset një bredh më i bukur që do t’ia rikthej stilin e veçantë që e ka ky qytet.

Shumica e qytetarëve madje e kanë krahasuar bredhin e vendosur në qendër të qytetit me furçën e tualetit. /Telegrafi/