Një pelikan është parë duke ecur afër lumit me një thikë të madhe të ngulur në krah.
Ky zog i lënduar është filmuar në pjesën perëndimore të Australisë, por ajo çfarë ka habitur më shumë kalimtarët ishte fakti se edhe pse me thikë të ngulur në krah, ai ecte i qetë sikur të mos i kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
Kalimtarët e rastit të habitur me atë çfarë po shihnin, dëgjohen duke thënë “o zot”. Videoja është publikuar në Facebook në Stephanie Downey nga Danimarka.
Daily Mail Australia ka kontaktuar me menaxhmentin e parkut ku edhe është parë pelikani i lënduar, por deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë koment. /Telegrafi/