Edhe për dy muaj i vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

E publikuar: 19/08/2022 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Qëndrim Januzi, i cili dyshohet për vrasjen e 30-vjeçarit G.H. në maj të këtij viti.Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e kanë konfirmuar të premten Zyra për Informim e Gjykatës në Ferizaj.

Kurse më 23 qershor Gjykata Themelore kishte vazhduar paraburgimin ndaj të dyshuarit Qëndrim Januzi, në kohëzgjatje prej 2 muajve, raporton “Betimi për Drejtësi”.Sipas raportit të Policisë, në ditën kritike i dyshuari kishte vrarë një person me armë derisa një zyrtar policor me rroba civile kishte plagosur dorasin.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.