Pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi është konsultativ, për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi mëngjesin e sotëm Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

















