Edhe OSBE i dënon sulmet agresive të Kurteshit ndaj gazetarëve: Sjellje e papranueshme

E publikuar: 04/12/2025 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se sjellja e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve është e papranueshme.

OSBE tha se liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës.

“Përfaqësuesit politikë në organet e pavarura duhet të mbështesin standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Gjuhën agresive të Kurteshit kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe organizata tjera që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”.

/