Nëse do të jetë nevoja qytetarët duhet të marrin kredi e ti paguajnë faturat e energjisë elektrike. Por, gjasa që çmimi i rrymës të lirohet nuk ka. Sëpaku edhe një vit.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në takimin e mbajtur me 3 prill ka vendosur që tarifat e energjisë elektrike të mbesin të njëjta edhe për këtë vit rregullativ (1 prill 2015 – 31 mars 2016).
Pakënaqësia e qytetarëe me faturimin, gjendja e rëndës socio-ekonomike e akuzat për vjedhje të energjisë nuk kanë ndikuar aspak tek vendimarrrësit që të ulin tarifat në favor të konsumatorëve.
Madje nga KEDS dhe KEK kishte kërkesë për shtrenjtim edhe të mëtejmë të rrymës me arsyetim se kostoja e prodhimit dhe shpenzimet tjera janë të larta.
“Sa i përket kostove të lejuara të operatorëve, edhe përkundër kërkesave të operatorëve për ngritje të tyre, ZRRE ka pranuar vetëm kostot e domosdoshme për të cilat ka konsideruar se janë të nevojshme për t’ju siguruar kompanive qëndrueshmëri financiare dhe konsumatorëve furnizim të rregullt me energji elektrike”, ka bërë të ditur Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për media në ZRRE.
Sipas saj, po që se ZRRE do të vlerësonte, gjatë shqyrtimit të kërkesave për të hyrat e lejuara, se Operatorët mund të funksionojnë me kosto më të ulëta sigurisht që ky vlerësim do të ishte reflektuar në vendimin për aprovimin e tarifave dhe do të mund të ulej çmimi i energjisë.
Por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi në asnjë nga kërkesat e shqyrtuara të operatorëve të licencuar (KEK, KOSTT, KEDS dhe KESco) për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin rregullativ nuk ka pasur vullnet për ulje të kostove.
“Pasi që ky proces ka përfunduar dhe vendimi është marrë në përputhje të plotë me ligjet dhe rregullat në fuqi çmimi i tarifave të energjisë do të vazhdoj të mbetet i nejtë sipas strukturës tarifore në fuqi”.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kishte nxjerrë vendim lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 5.18 për qind.
Një vendim të ngjashëm ky institucion e kishte marrë edhe në muajin qershor 2014, ku kishte aprovuar vendime për rritje të tarifave me pakicë të energjisë elektrike prej 4.57 për qind për konsumatorët e rregullt.
Para marrjes së këtyre vendimeve tarifa mesatare e energjisë elektrike në Kosovë ka qenë 5.80 euro për kilovat.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët, shoqëria civile dhe së fundi edhe nga partitë opozitare të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Edhe në protestën e së shtunës të organizuar nga partit opozitare, në mënyrë simbolike janë thyer orë dixhitale në hyrje të KEDS-it, si shprehje e pakënaqësisë për tarifat e shtrenjta të energjisë në vend.
Në nërmarrjen e vetme për prodhim të energjisë elektrike në vend, Korporatën Energjetikee të Kosovës thonë se janë duke prodhuar me cmim shumë të ulët, që paraqet 40 për qind të çmimit për njësi që u faturohet konsumatorëve.
Edmond Nulleshi, nga KEK thekson se çmimi aprovuar nga ZRRE, m,e të cilin KEK faturon furnizuesin publik ( KEDS/KESCO) është 0.026 Euro/këh.
“Çmimi që KEK faturon KEDS/KESCO paraqet vetëm 40 % të çmimit për njësi (Euro/këh) që i faturohet konsumatorve, pavarësisht faktit se në bazë të standardeve ndërkombtare dhe praktikave të mëhershme, çmimi energjisë së prodhuar duhet të marr pjesë me më tepër se 55 % në çmimin e energjisë që i faturohet konsumatorit fundor”, thotë Nulleshi.
Sipas tij, KEK është vetëm prodhues i energjisë elektrike dhe nuk ka asnjë autorizim rreth cilës do çështje që nderlidhet me furnizimin e konsumatorëve fundor me energji elektrike, raporton gazeta fjala.
“Përkundër kësaj, si dhe faktit se nga 01 janari 2015, tregu i energjise elektrike në Kosovë është liberalizuar në tërësi, KEK obligohet qeëtërë prodhimn e energjisë elektrike të vëjë në dispozicion furinzuesit publik ( KEDS/KESCO) ndërsa çmimi shitijes së këtij prodhimi përcaktohet nga ZRRE”, thekson Nulleshi.