Edhe një vendim i Gjykatës Komerciale, i kërkohet ZRrE-së pezullimi i vendimit për tregun e lirë të energjisë

E publikuar: 04/07/2025 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi, njoftoi se një aktvendim i ri është marrë nga Gjykata Komerciale, e i cili kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve të mëdha në treg të hapur.

“Edhe një rast tjetër ku gjykata pranon se vendimi për daljen e bizneseve në tregun e lirë ka qenë i gabuar dhe i jashtëligjshëm.

Drejtësia po flet qartë: një vendim që dëmton mijëra biznese nuk mund të qëndrojë! Vazhdojmë tutje! Çdo rast që gjykohet me ligj dhe fakte, po e rrëzon këtë vendim absurd”, tha Ajvazi.