Edhe një tërmet tjetër 7.5 ballësh godet Filipinet

E publikuar: 03/12/2023 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një tërmet i fortë godet Filipinet. Një grua shtatzënë ka vdekur, katër persona janë lënduar dhe nëntë janë të zhdukur.

Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së mati lëkundjen e parë me magnitudë 7.6 ballë, e ndjekur nga katër pasgoditje të mëdha që kaluan magnitudën prej 6.0 ballësh.

Më herët, banorëve të zonave bregdetare të Surigao Del Sur dhe Davao Oriental u është thënë që të evakuohen pas tërmetit.

Njerëzit në disa qytete jo shumë larg nga epiqendra e tërmetit janë larguar nga ndërtesat, dhe po qëndrojnë në zona të hapura.