Në luftimet në Siri ka humbur jetën një i ri 20-vjeçar, Flurim Zenuni, nga fshati Kuk i Dragashit. Siç raporton gazeta Zëri, 20-vjeçari kishte jetuar në Gjermani dhe ishte bashkuar me shtetin islamik vetëm pak muaj më parë.
Familjen e tij e kanë njoftuar ditë më parë për vdekjen e Flurimit, disa familjarë të tij që jetojnë në Kosovë, kanë hapur të pame në fshatin Kuk. Sipas këtij informacioni
Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani.
Ndryshe nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që jetojnë në diasporë e që iu kanë bashkangjitur ISIS-it, si rasti i Flurimit. Por nga Kosova në ISIS, llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur.