Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për intervistim edhe ndaj një ish-ushtari të UCK-së.
Bëhet fjalë për Sadri Selimin nga Vërrnica e Vushtrrisë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Safet Hasani, i cili ka shprehur indinjatën e thellë ndaj atyre që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të dyshuarit.
Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, për veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë fantome.
Do të dëja të dijë, si po ndihen tani ata dëshmitarë parazitë (spiunë) që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së?
A ju mjaftoj o ju të mjerë që për pak para dhe dokumentacionet e refugjatëve që i fituat t’i akuzoni pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë të UÇK-së?
Qofshin të mallkuar për shumë breza ata spiunë që kritikojnë pjesëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë e UÇK-së!




















