Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, sot në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.
Ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive, thuhet në njoftim.
Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.